Tirana i tregon derën Ardian Nuhiut, gati rikthimi i bujshëm në stolin e bardhebluve

Tirana i tregon derën Ardian Nuhiut, gati rikthimi i bujshëm në stolin e bardhebluve

23 Shkurt 2026 19:21 Telesport Aventura e Ardian Nuhiut si trajner i Tiranës ka marrë fund shumë më shpejt nga sa pritej. Humbja e djeshme ndaj Teutës ka vulosur njëherë e mirë fatin e trajnerit nga Maqedonia e Veriut. “Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Ardian Nuhiu është ndërprerë në mënyrë konsensuale. KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë. Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë. I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit bardheblu. Ndërkohë, burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se trajneri i...