Tirana e 2026 është me hap kampioni! Nuhiut i del fjala dhe fitojnë me Egnatian, nuk ndalet Vllaznia
Pak më parë janë mbyllur dy ndeshjet e Superiores të cilat kanë ngjallur shumë interes. Tirana ka fituar një ndeshje të madhe kundër Egnatias në shifrat 0-1 Redon Xhixha ka dhuruar një spektakël të vërtet në ndeshjen Egnatia-Tirana. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-1 dhe autori i golit ishte ylli i bardhebluve. Mes dy lojtarëve kundërshtarë dhe me një teknikë të lartë, Xhixha arriti që t’i lërë pas vetes dhe në fund ëmbël goditi në rrjetë duke shënuar golin e avantazhit. Më pas Xhixha u dëmtua duke sjellë shqetësime te Tirana. Pjesa e dytë nuk ndryshoi asgjë, me Tiranën që nuk la aspak hapësira në prapavijë, duke sjellë fitoren e madhe. Nuhiu tha disa ditë më parë se Tirana mund të marrë pikë...
Burimi:
sportekspres.com