Tirana dy humbje radhazi, sërish ngelëse ndaj Teutës
Abissnet Superiore java e 25: Tirana- Teuta 0-1 (Maçolli pen 87′) Pritej reagim pas derbit të humbur me Partizanin (0-2) javën e kaluar por dhe sot Tirana e Nuhiut del pa pikë nga sfida shtëpiake me Teutën. Me disa mungesa në start si Xhixha, Emanuel, Fredi Alvarez, Ndong e Kortes të besuarit e Nuhiut u përpoqën të merrnin kontrollin e lojës por pas minutave të para, Teuta nis të hedhë vështrimin përpara. Sidoqoftë rastin më të mirë e pati Tabeku për bardheblutë teksa në të 28′ u shfaq i vetëm me portierin Selmani duke goditur jashtë. Në start të së dytës durrsakët e nisën me mjaft vrull takimin teksa në dy raste brenda 5 munutave goditën traversë e shtyllë pingule dhe humbën një sart fatal...
Burimi:
sportiim.al