Tirana bie në gjysmëfinale, Pogradeci dhe Fer Volej në finalen e Ligës “Gjergj Kastrioti” për femra
Në palestrën sportive në Farkë, janë luajtur të shtunën ndeshjet gjysmëfinale të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra. Ekipi kosovar i Fer Volej dhe ai shqiptar i Pogradecit, janë dy finalistët e këtij turneu. Fer Volej mundi me vështirësi 3-2 Tiranën (25-16, 11-25, 30-28, 21-25, 15-10), një ndeshje me rivalitet dhe emocione. Bardheblutë arritën dy herë të barazonin shifrat, por në setin final janë kosovaret që dominojnë dhe fitojnë sfidën. Në gjysmëfinalen e dytë, skuadra e Pogradecit mundi 3-0 (25-11, 25-22, 25-18) kosovaret e Ferizaj. Vetëm seti i dytë pati rivalitet, pasi më tej gjithcka ishte nën diktatin e ekipit pogradecar, që fitoi pa shumë vështirësi. Të dielën pasdite, po në Farkë, do të luhen dy sfidat finale të Ligës Gjergj Kastrioti“, ajo për...
Burimi:
telesport.al