Tifozët i thyen dy xhama autobuzit, Atletiko i ‘konverton’ me dy gola Barçës

Tifozët i thyen dy xhama autobuzit, Atletiko i ‘konverton’ me dy gola Barçës

Ndeshja e vajtjes Barcelona- Atletiko Madrid për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve përfundoi 0-2 por më herët siç u raportua nga Fabricio Romano, mjeti i madrilenëve u godit me gurë teksa po mbërrinte në ‘Camp Nou’. Autobusi i Atletiko Madrid u godit me gurë me të mbërritur në Camp Nou për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, ekipit vendas. Dy dritare u thyen. Kjo kishte ndodhur edhe gjatë ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. “Klubi është i njëjtë, nuk mund ta përmirësojmë. Ky nuk është një incident i izoluar; është ajo që ndodh zakonisht kur vijmë në Barcelonë”, komentoi trajneri i Atletikos, Diego Simeone Post navigation