Thuram nuk fshihet: Luajtëm dobët, nuk ishte një paraqitje e denjë për Juventus
23 Shkurt 2026 12:09 Telesport Te Juventus janë ende të zhgënjyer për humbjen 0-2 në shtëpi ndaj Como. Një rezultat që ndërlikon shumë planet e bardhezinjve në kampionat edhe pse ende në garë për një vend në Champions League. “Ne jemi shumë të zemëruar, nuk ishte një paraqitje e denjë për Juventus. Na duhet të pranojmë se ne nuk luajtëm një ndeshje të mirë”, ka komentuar mesfushori i Juventus, Khephren Thuram, humbjen ndaj Como në kampionat. Gjithsesi, ai shprehet se skuadrat duhet shumë shpejt të ndryshojë ritëm, duke nisur nga sfida e radhës në Champions. “Duhet të mbajmë kokën lart dhe të vazhdojmë të punojmë, të rritemi si individë dhe si ekip”, deklaroi Thuram.
Burimi:
telesport.al