Thuram në krizë tek Interi, gati ofertat saudite për të. Shpërthimi i Esposito e bën më të shitshëm
16 Mars 2026 10:41 Alfred Lleshi Janë javë të vështira për Marcus Thuram, sulmuesin e Interit, i cili nuk ka shënuar as në ndeshjen e fundit. Flitet sërish për të në merkato, pasi këtë sezon ka pasur vështirësi të përsërisë statistikat e shkëlqyera të sezonit të kaluar. Rritja e jashtëzakonshme e Espositos, raporton “Tuttosport”, e bën padyshim më të shitshëm francezin. Klubet saudite po ushtrojnë presion mbi Thuram, i cili ka edhe dy vite kontratë. Në kontratën me Interin deri më 30 qershor 2028, ka një klauzolë shkëputjeje prej 85 milionë eurosh, por duket e pamundur që ndonjë klub ta paguajë atë shumë. Do të nevojitet ulje për të negociuar një shitje të mundshme. Sipas gazetës torineze, pritet një ofertë e madhe nga “Saudi Pro...
Burimi:
telesport.al