Thuram, i pamëshirshëm ndaj Mourinhos: Analiza e tij është e një “njeriu të bardhë” dhe mendjengushtë

Thuram, i pamëshirshëm ndaj Mourinhos: Analiza e tij është e një “njeriu të bardhë” dhe mendjengushtë

Lilian Thuram është një zë autoritar në botën e futbollit dhe sidomos në luftën kundër racizmit. Në deklaratat e publikuara nga “L’Equipe”, ai reagoi i indinjuar për ngjarjet e ndodhura në “Da Luz”, jo vetëm për atë që ndodhi në fushë, por edhe konferencën për shtyp të José Mourinho. “Jemi në vitin 2026 dhe njerëzit me ngjyrë ende mund të poshtërohen në fushë. Racizmi është poshtërim. Vinicius i tregoi faktet, Kylian Mbappé i tregoi gjithashtu. Por jo, kaq nuk mjafton. Pse nuk iu besojmë këtyre dy lojtarëve? Sepse fjala e njerëzve me ngjyrë nuk konsiderohet e besueshme? Unë pashë një njeri të bardhë që e quajti ‘majmun’ një koleg me ngjyrë”. Ai shtoi se instinkti i parë i shumë njerëzve të bardhë nuk është të...