Thomas Tuchel mbulohet në ar, trajneri i dytë më i paguar në botë në nivel kombëtar
Rinovimi deri në vitin 2028 e shndërron Thomas Tuchel ndër trajnerët më të paguar në arenën ndërkombëtare. Gjermani, i cili mori drejtimin e përfaqësueses së Anglisë në janar 2025 pas largimit të Gareth Southgate, ka arritur objektivin e parë madhor, duke e çuar Anglinë në pjesëmarrjen e tetë radhazi në Kupën e Botës. Tani synimi është më i madh: të shfrytëzohet potenciali i një brezi të artë me emra si Harry Kane, Jude Bellingham, Phil Foden dhe Cole Palmer. Rinovimi i kontratës konsolidon Tuchelin edhe në renditjen e trajnerëve më të paguar në botë. Para zgjatjes së marrëveshjes, ai përfitonte rreth 5.8 milionë euro në vit, duke u renditur i dyti pas vetëm Carlo Ancelotti, aktualisht në krye të pankinës së Brazilit. Me marrëveshjen e...
Burimi:
ntv.al