Thomas Strakosha flet pa dorashka për median greke: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

Thomas Strakosha flet pa dorashka për median greke: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

Thomas Strakosha nuk fshihet, përkundrazi. Ai e thotë me krenari se është një shqiptar nga Himara. I lindur dhe rritur në Athinë, ai pranon se shumë shqiptarë e fshehin origjinën e tyre. “Takoj shpesh fëmijë në Akademinë e AEK. Ata vijnë më takojnë dhe më thonë se janë shqiptar. Kjo më bën krenar. Unë e respektoj Greqinë, origjina ime është nga Himara dhe unë jam krenar që jam shqiptar”, tha për Athletico.gr portieri kuqezi. Në podcastin ku mori pjesë u fol edhe për të atin, Fotaq Strakoshën, në gjurmët e të cilit po ecën edhe Thomasi 30-vjeçar. Hapat e parë ai i hodhi te APOEL (në Nicosia) për të vazhduar te Panionios (në Athinë) dhe Lazio (në Romë). Pikërisht te kryeqytetasit në Apenine, Strakosha debutoi...