Theo Hernandez: Përveç Ibrës, mungon milanizmi. Të kthehem? Jo, për sa kohë janë disa persona

Theo Hernandez: Përveç Ibrës, mungon milanizmi. Të kthehem? Jo, për sa kohë janë disa persona

20 Dhjetor 2025 9:10 Alfred Lleshi Një ndarje e dhimbshme pas 6 sezonesh. Nga Riadi, pas paraqitjes zhgënjyese të Milanit në Superkupë ndaj Napolit, Theo Hernandez foli për herë të parë mbi largimin, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”: “Këtu jam shumë mirë. Ishte zgjedhja më e mirë. I vetmi problem është trafiku”. Për Inzaghin tek Al Hilal: “Në fushë është strikt, jashtë saj krejt tjetër, një zotëri”. Për Milanin: “U takuam para ndeshjes me Napolin. Më vjen keq për humbjen. I thashë ‘bravo’ Bartesaghit, përqafova Modrićin. Pashë Allegrin, Taren dhe Ibrën. Furlani nuk ishte aty”. Theo thekson: “Nuk doja të largohesha. Prioriteti im ishte të qëndroja te Milani. Pas Maldinit gjithçka ndryshoi për keq. Përveç Ibrës, ndihet mungesa e milanizmit”. Për zërat negativë: “Ka...