“The Guardian” shkrim për Vedat Muriqin: Ka shënuar 18 gola dhe mund ta thellojë rekordin

“The Guardian” shkrim për Vedat Muriqin: Ka shënuar 18 gola dhe mund ta thellojë rekordin

Adriatik BALLA “The Guardian” ka publikuar një shkrim të gjatë për Vedat Muriqin dhe Ante Budimirin, sulmuesit e suksesshëm, por më pak të njohur në La Liga. Ata të dy i kanë 31 gola këtë edicion – Muriqi 18 e kroati Budimir, 13. Ky është rrëfimi për Piratin dhe Mejllmën. Kur Vedat Muriqi ishte i vogël, që në të vërtetë nuk ishte asnjëherë, ai jo gjithnjë ka gjetur këpucë futbolli për të luajtur. Një i rritur dhe gjigant edhe para se t’i vinte koha, duke punuar dhe duke u rruar në moshën 14-vjeçare, sulmuesi që nisi te Liria e Prizrenit në Kosovë, ishte i gjatë 188 centimetra dhe kishte numër të madh këmbe. Dhe në atë kohë në vendin e tij nuk mund të gjeje...