Tha se Tirana kishte rënë nga Kategoria, Dabulla bën një hap pas: Po ndryshon diçka, por jemi djegur kaq shumë herë nga qulli sa…
Dabulla ishte i ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN. Ai ka folur sa i përket Tiranës dhe ka kujtuar deklaratën e fortë të dhënë disa kohë më parë, kur Tirana humbi në derbi me Partizanin. Atëherë Dabulla tha se Tirana ka rënë zyrtarisht nga Superiorja, por në vitin 2026, situata duket se po ndryshon. “Kur isha për herë të fundit këtu që humbëm me Partizanin, unë thashë këtu që Tirana ka rënë nga Superiorja. E thashë sepse nuk mendoja se drejtuesit do të bënin ndonjë lëvizje të duhur në janar. Me atë që kam parë deri tani, kanë bërë disa lëvizje të duhura, kanë marrë disa lojtarë të mirë dhe shpresojmë se këta lojtarë do të bëjnë akoma më mirë në...
Burimi:
sportekspres.com