Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Teuta thirrje FSHF-së: Merrni masa për dhunën në Vlorë, lojtarët tanë u goditën
Teuta, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka kërkuar FSHF-së që të marrë masa për dhunën në Vlorë në ndeshjen ndaj Flamurtarit, pasi pamjet janë të qarta. Postimi: Skandal në Vlorë! Futbollistët e Teutës dhunohen nga kundërshtarët! FSHF të marrë masa!Një ngjarje e paprecedentë dhune u regjistrua në Vlorë, në ndeshjen Flamurtari–Teuta, ku futbollistët e ekipit tonë u dhunuan barbarisht nga kundërshtarët dhe tifozët vlonjatë.KF Teuta kërkon të informojë publikun për dhunën që ndodhi në stadiumin e Flamurtarit, ku Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën me grusht nga lojtarët e Flamurtarit dhe më pas nga tifozët që mësynë fushën në minutën e 69-të.Një episod i tillë i tronditi lojtarët, të cilët kaluan në shok psikologjik, por çuditërisht delegati i ndeshjes, Armando Mandro, kërkoi...