Teuta surprizon Vllazninë, Apolonia bën detyrën ndaj Gramshit. Mësohet finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për femra

Teuta surprizon Vllazninë, Apolonia bën detyrën ndaj Gramshit. Mësohet finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për femra

12 Shkurt 2026 16:29 Telesport Teuta dhe Apolonia do të përballen në finalen e Kupës së Shqipërisë për vajza për edicionin futbollistik 2025/2026, duke vulosur një rrugëtim të merituar drejt aktit më të rëndësishëm të këtij kompeticioni. Për herë të parë në historinë e saj, Teuta siguron një vend në finalen e Kupës, pas dy gjysmëfinaleve të forta ndaj Vllaznisë së Shkodrës. Edhe në sfidën e kthimit, durrsaket triumfuan 1-2 në stadiumin “Loro Boriçi”, falë dopietës së Da Silvës, duke konfirmuar formën dhe ambicien e tyre për këtë sezon. Sakaq, pas fitores 1-2 në takimin e parë ndaj Gramshit, Apolonia administroi me qetësi edhe sfidën e kthimit, që u mbyll në barazim 0-0. Ky rezultat mjaftoi për të siguruar kualifikimin në finale falë avantazhit të...