Teuta–Partizani, ndeshja e sezonit! Dobi kërkon “biletën” për Final Four

Teuta–Partizani, ndeshja e sezonit! Dobi kërkon “biletën” për Final Four

Triumfi ndaj Dinamos ka rritur entuziazmin dhe besimin te Teuta, që kërkon suksesin në “finalen” kundër Partizanit për “Final Four”. Atmosfera në shkallët e stadiumit pritet të jetë e zjarrtë, ndërsa “Djemtë e Detit” janë gati për të zhvilluar një ndeshje të madhe. Trajneri Enkeleid Dobi do ta ketë grupin pothuajse të plotë, me përjashtim të kapitenit Kotobelli dhe sulmuesit Rooney Eva. Partizani mbetet një kundërshtar i rrezikshëm, por ky është ‘treni’ i fundit për të sulmuar vendin e katërt, që të çon në garën për titull dhe hap derën e Europës.Shkalla e vështirësisë është maksimale, por në ndeshjet e fundit Teuta ka treguar rritje konstante dhe për të bërë hapin cilësor duhet të konfirmojë vlerat ndaj një rivali direkt. Përballjet me Partizanin kanë qenë...