Teuta ndez ditën jeshile për ‘Final Four’, fundi tani ‘kuartet’
U zhvilluan sot dy ndeshjet e fundit të javës së 28 Abissnet Superiore. Fillimisht Vora barazoi në shtëpi me Partizanin 2-2 ndërsa në mbrëmje Dinamo Siti u mund 0-1 nga Teuta. Pas kësaj jave vijojnë të kryesojnë Vllaznia e Elbasani me nga 52 pikë. Ndjekin Egnatia 50 e Partizani 43 pikë. Me gjasë me fitoren e Teutës ndaj Dinamos, hapen skenare të reja si për zonën lart ashtu dhe për atë ku tashmë duket se 4 skuadra Flamurtari e Tirana nga 24 dhe Bylis e Vora nga 27 pikë do duelojnë deri në fund për qëndrimin. Sot: Vora- Partizani 2-2 Dinamo Siti- Teuta 0-1 (në “Air Albania”) Post navigation
Burimi:
sportiim.al