Teuta dhe Vllaznia dënohen me 100 mijë lekë gjobë, mesfushori i Egnatias pezullohet nga dy ndeshje. Zbardhen vendimet e Komisionit të Disiplinës

Teuta dhe Vllaznia dënohen me 100 mijë lekë gjobë, mesfushori i Egnatias pezullohet nga dy ndeshje. Zbardhen vendimet e Komisionit të Disiplinës

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të ndeshjeve të fundit të futbollit në vend. Klubi i Teutës dhe Vllaznisë janë gjobitur me nga 100 mijë lekë (të rinj) për shkak të ndezjes së flakadanëve nga tifozët, gjë që cënoi sigurinë në stadium. Ndërkohë mesfushori i Egnatias, Albano Aleksi është pezulluar me dy ndeshje nga aktiviteti për provokim dhe gjest të pahijshmë kundër spektatorëve në stadium. Gjobë dhe pezullim edhe te Vora, teksa zyrtarit të vorakëve, Bazio Tragaj, i ndalohet hyrja në çdo stadium për gjashtë ndeshje. KF Klosi nuk është më pjesë e Kategorisë së Tretë në futbollin shqiptar. Matjanët nuk kanë marrë pjesë në disa takime, duke detyruar FSHF-në që t’i përjashtojë nga gara...