Tetë skuadrat e Superiores kualifikohen, Kupa ndahet në dy vazo…

Tetë skuadrat e Superiores kualifikohen, Kupa ndahet në dy vazo…

Tirana, Dinamo Siti, Partizani, Bylis, Egnatia, Vllaznia, Teuta dhe Af Elbasani janë tetë skuadrat e kualifikuara për në çerkefinale të Kupës së Shqipërisë edicioni i 74-ët. Tani radhën e ka shorti me 4 duele që rikthehen të luajnë ndeshjet vajtje ardhje. Të ndara në dy vazo skuadrat tani do të shortohen sipas modelit vazo 1 kundër vazos 2. Ndeshjet e para luhen në fushën e skuadrave të vazos 2. Ndarja në vazo: Vazo 1: Egnatia, Vllaznia, Dinamo, Partizani Vazo 2: Tirana, Bylis, Teuta, Af Elbasani Vazhdo leximin