Testime dhe monitorime, cilat janë risitë e akademive të futbollit sot?

Testime dhe monitorime, cilat janë risitë e akademive të futbollit sot?

Gjatë muajit janar u zhvillua sezoni i dytë i testeve të vlerësimit të Elite Youth Academy për grupmoshat 2010, 2011 dhe 2012, duke konfirmuar progresin e vazhdueshëm të këtij projekti të rëndësishëm zhvillimi. Pas testeve të para të realizuara në muajin shtator, ky sesion shërbeu për të analizuar punën e kryer dhe për të monitoruar performancën e lojtarëve gjatë këtyre muajve stërvitje. Rezultatet ishin inkurajuese, me përmirësime të dukshme në parametra kyç për futbollin modern dhe për këtë moshë zhvillimi, si shpejtësia, qëndrueshmëria, forca, si edhe testet funksionale, elementë thelbësorë për planifikimin dhe optimizimin e procesit stërvitor. Elite Youth Academy vijon të punojë sipas një programi të strukturuar dhe afatgjatë, duke garantuar monitorim të vazhdueshëm të zhvillimit të lojtarëve. Një tjetër sesion vlerësimi është planifikuar...