Tërmet në Spanjë. Humbja në Superkupë i kushton shumë. Shkarkohet Xabi Alonso. Ja trajneri i ri
12 Janar 2026 18:23 Telesport Humbja e Real Madridit mbrëmë 3-2 ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës, i ka kushtuar shumë shtrenjtë Xabi Alonso. Real Madrid ka vendosur të shkarkojë menjëherë trajnerin bask dhe në vend të tij ka zyrtarizuar Alvaro Arbeloa. Në vijim pritet të mësohen më shuëm detaje, nëse ka qenë një shkarkim i klubit apo vendim personal i Xabi Alonso. Përsa i përket Arbeloa, ai ka mbajtur postin e trajnerit të Real Madrid Castilla, ndërsa më parë ka qenë lojtar dhe kapiten i “Los Blancos”. Xabi Alonso qëndroi rreth 6-7 muaj në krye të Real Madridit dhe largimi i tij në mes të sezonit, padyshim që është një befasi e madhe. Ende nuk dihet nëse Arbeloa do të jetë trajner...
Burimi:
telesport.al