Tërhoqi ekipin nga loja kundër Vllaznisë, trajneri i Egnatias merr dënimin e rëndë me 6 muaj pezullim
Komisioni i Disiplinës ka pasqyruar vendimet e fundit sa i përket ndeshjeve të futbollit shqiptar, në të gjithë divizionet e tij. Për ta nisur nga Superiorja, atje ku ka pasur një tronditje shumë të madhe për Egnatian. Trajneri Edlir Tetova ka marrë një dënim shembullor ku për 6 muaj nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin e tij nga pankina, pas tërheqjes që i bëri skuadrës për pak minuta në ndeshjen kundër Vllaznisë. Nga ana tjetër, nuk mungojnë edhe dënimet për lojtarët e tjerë të Egnatias. /Sport Ekspres/ 1.FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të nenit 17/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind...
Burimi:
sportekspres.com