Tërhiqet nga gara për anëtar i Komitetit Ekzekutiv, Kuriu: E kam dhënë më të mirën time në shërbim të futbollit shqiptar
Mëngjesin e nësërm, duke nisur nga ora 10:00, do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së. Gjatë kësaj asambleje do të zgjidhet presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Në garë për t’u zgjedhur anëtarë të Komitetit Ekzekutiv tashmë kanë mbetur vetëm 12 emra. Kjo pasi Abdyl Kuriu ka vendosur të largohet nga gara. Kuriu ka njoftuar vendimin e tij përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”. “Të dashur miq dhe dashamirës të futbollit. Dua t’ju informoj se kam vendosur të tërhiqem nga gara për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Pas 16 viteve angazhimi në këtë përgjegjësi, e marr këtë vendim me qetësi dhe me bindjen se kam dhënë më të mirën time në shërbim...
Burimi:
sportekspres.com