Tensionet në Lindjen e Mesme prekin edhe Formula 1/ FIA anulon garat e shumëpritura

Tensionet në Lindjen e Mesme prekin edhe Formula 1/ FIA anulon garat e shumëpritura

Tashmë është zyrtare: Çmimet e Mëdha të Bahreinit dhe Arabia Saudite, të planifikuara për muajin prill, janë anuluar nga kalendari i Kampionatit Botëror të Formula 1 për shkak të luftës në Iran dhe situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme. Këto gara nuk do të zëvendësohen me të tjera. Njoftimi u bë në orët e para të mëngjesit të së dielës në Shanghai, në prag të Çmimit të Madh të Kinës. Formula 1 duhej të garonte në Bahrein më 12 prill dhe në qytetin saudit Jeddah më 19 prill. “Edhe pse ishte një vendim i vështirë për t’u marrë, për fat të keq është vendimi i duhur në këtë moment, duke marrë parasysh situatën aktuale në Lindjen e Mesme,” – deklaroi Stefano Domenicali, president dhe...