Tensionet në Iran, ish-futbollisti i i njohur largohet pas 16 orësh udhëtim me makinë
Munir El Haddadi përjetoi orë të tëra tensioni intensive ndërsa largohej nga Irani, ku luante për Esteghlal Tehran, në mes të një periudhe të shënuar nga bombardime dhe alarme të shtuara sigurie. Sipas Mundo Deportivo, ish-futbollisti i Barcelonës nuk mundi të largohej nga vendi me avion, fluturimi i tij i planifikuar u anulua në minutën e fundit. Në atë pikë, Munir u përball me një rrugë shumë më të komplikuar, një udhëtim 16-orësh me makinë deri në kufirin turk, të cilin e menaxhoi me mbështetjen logjistike të klubit. Sapo mbërriti në Turqi, lojtari përdori rrjetet sociale për t’i siguruar të gjithë: “Falenderoj të gjithë ata që më shkruan dhe shprehën shqetësim. Ne duhej të niseshim me avion, por u evakuuam dhe nuk mundëm të niseshim.”...
Burimi:
sot.com.al