Tensione për Botërorin 2026, FIFA: Të gjithë të respektojnë kalendarin, edhe Irani
17 Mars 2026 14:46 Alfred Lleshi Ka shpërthyer një çështje diplomatike për Botërorin 2026. Federata Iraniane (FFIRI) ka hapur zyrtarisht bisedime me FIFA-n për të zhvendosur ndeshjet e fazës së grupeve nga SHBA në Meksikë. Mes konfliktit në Lindjen e Mesme dhe deklaratave të fundit nga “Shtëpia e Bardhë”, siguria e delegacionit iranian konsiderohet në rrezik në territorin amerikan. “Meqenëse presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar hapur se nuk mund të garantojë sigurinë e kombëtares iraniane, sigurisht që nuk do të shkojmë në Amerikë”, – deklaroi Mehdi Taj, president i federatës iraniane. Fjalët e tij, të publikuara në “X” nga përfaqësia diplomatike, janë të qarta: Teherani kërkon të shmangë SHBA. “Po negociojmë me FIFA-n që ndeshjet e Iranit të zhvillohen në Meksikë”, – shtoi...
Burimi:
telesport.al