Tenisti australian pozitiv me kok*inë, pezullohet pa afat. “S’ka vend për justifikime, është përgjegjësi e imja”
Pasi për muaj të tërë ishte akuzuesi kryesor i Jannik Sinner (numrit 1 në botë) për shkak të pezullimit 3-mujor për shkak të dopingut, tenisti australian Nick Kyrgios e ka gjetur veten në qendër të një çështjeje doping. Ai rezultoi pozitiv për kokainë në një test antidoping të kryer në Mallorca më 22 qershor. Vetë tenisti australian e njoftoi lajmin në një postim të gjatë në Instagram, duke shprehur keqardhje të thellë. Ai u ka kërkuar falje tifozëve, familjes, sponsorëve dhe veçanërisht të rinjve që e ndjekin, duke marrë përgjegjësi të plotë për një gabim që e përshkroi si “jashtëzakonisht serioz”. “Doja që ju ta dëgjonit këtë nga unë. Kohët e fundit rezultova pozitiv për kokainë në një test droge në Mallorca. Bëra një gabim...
Burimi:
telesport.al