Telashe të tjera tek Arsenal, mbrojtësi brazilian dëmtohet dhe rrezikon një mungesë të gjatë
6 Prill 2026 9:48 Telesport Gabriel ka shtuar problemet e Arsenal me lëndimet, pasi u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes së së shtunës kundër Southampton, në cerfekfinalet e FA Cup. Braziliani u lëndua në minutën e 71-të dhe u zëvendësua nga William Saliba. Nuk është e qartë se sa i rëndë është lëndimi, por qendërmbrojtësi arriti të largohej pa ndihmë. Ai u fotografua më vonë duke e goditur gjurin në stol. “Nuk e di,” tha Arteta për problemin e mbrojtësit të tij. “Mendoj se ndjeu diçka. Nuk e di saktësisht se çfarë është. Do të duhet ta vlerësojmë. Por sigurisht, kur një lojtar i kërkon të zëvendësohet, nuk është lajm i mirë“, shtoi trajneri spanjoll, që humbet një nga lojtarët më...
Burimi:
telesport.al