Telashe për Lakers, Luka Doncic pëson dëmtim të rëndë dhe rrezikon të mos luajë më këtë sezon

Telashe për Lakers, Luka Doncic pëson dëmtim të rëndë dhe rrezikon të mos luajë më këtë sezon

4 Prill 2026 16:11 Telesport Lakers po përballen me problem serioz. Ylli i Los Angeles Lakers, Luka Doncic, do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit të rregullt për shkak të një dëmtimi në këmbën e majtë, duke rrezikuar pjesëmarrjen e tij në play off, të cilat fillojnë pas dy javësh. Basketbollisti 27-vjeçar slloven ka një dëmtim të muskulit të kofshës së pasme të shkallës II dhe do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit të rregullt. Lajmin e keq e njoftuan Lakers në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme. Doncic kishte humbur ndeshjen e së enjtes kundër kampionëve në fuqi Oklahoma City Thunder pas një rënieje të keqe në çerekun e tretë. Sipas ESPN, pjesëmarrja e lojtarit në fazën play off, të...