Telashe për Bayern Munich, talenti Lennart Karl pëson një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë

Telashe për Bayern Munich, talenti Lennart Karl pëson një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë

13 Prill 2026 12:23 Telesport Lajm i keq për Bayern Munich në prag të një momenti kyç të sezonit. Lennart Karl rrezikon të qëndrojë jashtë fushave për disa javë, pasi pësoi një dëmtim në orët e fundit. Klubi bavarez njoftoi se sulmuesi ka pësuar një këputje muskulore në kofshën e djathtë, e diagnostikuar pas testeve të kryera nga stafi mjekësor. Kjo situatë do ta detyrojë atë të qëndrojë jashtë për një kohë të pacaktuar, duke e privuar ekipin nga një lojtar kyç në momentin e tij më vendimtar. Prandaj, Karl do të mungojë në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Champions League kundër Real Madrid. Por, jo vetëm kaq, ai do të humbasë edhe gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë kundër Bayer Leverkusen dhe, me shumë...