Tebas sulmon PSG: Në krye të “fair play financiar” të UEFA-s? Ju lutem mos bëni shaka…
27 Shkurt 2026 12:03 Alfred Lleshi Javier Tebas, president i La Liga-s, nuk kurseu kritikat ndaj klubeve me pronësi shtetërore, sidomos ndaj PSG dhe presidentit të parizienëve, Nasser Al-Khelaïfi. Gjatë një eventi të organizuar nga “Financial Times”, Tebas u shpreh: “Për mua është një shaka që PSG dhe Al-Khelaïfi të jenë në krye të ‘fair play financiar’. Nuk besoj se është ideale. Është e vërtetë që kohët e fundit PSG ka shpenzuar më me masë, por në 10 vitet e fundit ka bërë shkelje të vazhdueshme financiare. Tani që po veprojnë normalisht, ata duhet t’i udhëheqin rregullat? Jo, nuk është e mundur”. Ai mbështeti modelin ku klubet jetojnë vetëm nga të ardhurat e tyre, pa mbështetje nga investime të jashtme. Sipas Tebas, skuadra si PSG,...
Burimi:
telesport.al