Tebas, sulm shumë i ashpër ndaj Real Madridit: Kjo që bën është shumë e rrezikshme

Tebas, sulm shumë i ashpër ndaj Real Madridit: Kjo që bën është shumë e rrezikshme

23 Dhjetor 2025 13:00 Alfred Lleshi La Liga sulmon Real Madridin e Florentino Perezit përmes presidentit Javier Tebas, i cili kritikon hapur drejtuesin e “Los Blancos”, të angazhuar fort në çështjen “Negreira”. Një polemikë që vazhdon të tronditë futbollin spanjoll dhe ndërkombëtar, edhe pas dëshmisë së fundit në gjykatë të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, lidhur me pagesat e dyshuara ndaj ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Arbitrave. Tebas ishte i drejtpërdrejtë ndaj klubit të b ardhë dhe Perezit: “Real Madridi është kundër të gjithëve: kundër Barcelonës, kundër arbitrave, me një narrativë që synon të bëjë të besohet se ajo që ndodh sot, me disa gabime arbitrale, është pasojë e asaj që ka ndodhur më 2019 apo 2017”. Ai shtoi: “Me këtë diskurs krijohet tension gjatë...