Tebas kritikon sistemin francez: PSG ka shumë pushtet, sepse klubet e tjera heshtin

Tebas kritikon sistemin francez: PSG ka shumë pushtet, sepse klubet e tjera heshtin

24 Mars 2026 12:56 Alfred Lleshi Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, rikthehet në qendër të vëmendjes me deklarata që po bëjnë bujë edhe jashtë Spanjës. I pranishëm në Paris për një konferencë mbi piraterinë audiovizive, ai foli për peshën e PSG-së në Ligue 1. Në intervistë për “L’Equipe”, Tebas theksoi se PSG-ja nuk dominon vetëm në fushë, por edhe në aspektin ekonomik dhe mediatik, pjesërisht për shkak të lidhjeve me të drejtat televizive dhe raportit me “beIN Sports”. Ai shtoi se “PSG ka pushtet ngaqë të tjerët heshtin”, duke nënvizuar mungesën e një opozite reale nga klubet e tjera. Tebas theksoi përgjegjësinë kolektive: “Nëse PSG-ja ka kaq shumë fuqi, është sepse shumë klube nuk guxojnë të reagojnë. Kjo dinamikë duhet thyer. Nuk do të...