Te Vora-Flamurtari fiton…Tirana! Pika që nuk i shërbeu askujt, vlonjatët rrezikojnë shumë
Në ditën e sotme është luajtur përballja mes Vorës dhe Flamurtarit, e mbyllur në shifrat 0-0. Një ndeshje që pati volum dhe aksione nga të dy krahët, por në fund u ndanë me vetëm një pikë.Një pikë që më shumë lë të festojë Tiranën, që i ka të dy rivalët më afër vetes. Nëse bardheblutë arrijnë që të bëjnë çmendurinë kundër Egnatias, atëherë do të linin përfundimisht vendet e fundit të renditjes dhe do të afronin shumë vetes dhe Vorën. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com