Te Sivaspori duan rikthimin e Manajt, presidenti i klubit: Fola me Rein, të gjithë duan të vijnë te ne
Emri i Rei Manajt ka nisur të lakohet sërish në radhët e Sivasporit. Por duket se rikthimi i tij në Turqi nuk ishte thjesht një thashethem i merkatos. Presidenti i Sivasporit ka pohuar në konferencë për shtyp se ka folur me Manajn, por gjithashtu dëshiron të ruajë strukturën financiare të klubit. Ndërkohë vetë sulmuesi shqiptar është përfolur së fundmi edhe për një transferim në Kinë, ku i është ofruar një pagë mjaft e majme. “Fola me Rei Manajn dhe me Fajçal Fajrin. Sivaspori është një klub shumë i madh, të gjithë duan të vijnë këtu. Por gjëja më e rëndësishme është që të jemi të aftë të bëjmë diçka pa prishur strukturën financiare të klubit”, ka deklaruar Burak Ëzçobani./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com