Te PSG nuk ka më hapësira, klubi gati të huazojë tri nga talentet e tij, i kërkojnë në gjithë Europën
Ashtu si klubet e tjera të mëdha, përfshirë Barcelonën, nga e cila parisienët morën të riun Dro Fernandez, tani PSG rrezikon të bëhet viktimë e suksesit të vet. Disa klube evropiane po monitorojnë nga afër zhvillimin e talenteve nga akademia pariziene, duke u ofruar atyre një rol më qendror në afat të shkurtër dhe paga dukshëm më të larta. Presioni nga klubet e mëdha të huaja po e bën gjithnjë e më të vështirë për menaxhmentin francez të sigurojë talentet e tyre. Sipas “L’Équipe”, disa lojtarë të rinj nga akademia janë kontaktuar tashmë nga klube të huaja. Mathis Jangeal, të cilit PSG i ka ofruar një kontratë profesionale, tani duket i destinuar të largohet, i tërhequr nga interesi i fortë që po tërheq në Gjermani....
Burimi:
telesport.al