Te Milan nuk i besuan. Malick Thiaw po shkëlqen te Newcastle, në verë do të bëjë hapin gjigant në karrierë

Te Milan nuk i besuan. Malick Thiaw po shkëlqen te Newcastle, në verë do të bëjë hapin gjigant në karrierë

22 Shkurt 2026 21:55 Telesport I transferuar verën e kaluar nga Milan te Newcastle për 35 milionë euro, Malick Thiaw ka arritur të përshtatet më së miri në sezonin e tij të parë në Premier League. Forma e mirë e treguar nga qendërmbrojtësi gjerman ka tërhequr të paktën interesin e tri klubeve të mëdha si: Bayern Munich, Liverpool dhe Manchester United, bën të ditur “Sports Boom”. Megjithatë, largimi nga Neëcastle nuk do të jetë aspak i lehtë, duke qenë nën kontratë deri në vitin 2029. “Qymyrxhinjtë” do të hiqnin dorë nga qendërmbrojtësi gjerman vetëm për një ofertë 70-80 milionë euro.