“Të lumtur që e kemi Calhanoglu unë dhe Chivu, e lexon lojën me lehtësi të pabesueshme”

“Të lumtur që e kemi Calhanoglu unë dhe Chivu, e lexon lojën me lehtësi të pabesueshme”

17 Shkurt 2026 10:15 Alfred Lleshi Vincenzo Montella nuk vlerëson vetëm Kenan Yildiz në Turqinë e tij “italiane”. Ai vizitoi javën e kaluar Milanon për të takuar Hakan Calhanoglu, mesfushorin e Interit, i cili tregoi motivim gjatë stërvitjes në “Appiano Gentile”. “Hakan e lexon lojën me një lehtësi të pabesueshme, – tha për “Gazzetta dello Sport”. – Jam me fat që e kemi në dispozicion unë dhe Chivu. Zikaltrit janë favoritë për titullin e Serie A”. Montella pranon se shorti e ka vendosur Turqinë përballë Italisë, por për “Nations League” nuk mendon fare sepse ka një objektiv më të madh: “Kam në mendje vetëm ‘pla yoff’-in e Botërorit. Duam të shkojmë në finalet e këtij kompeticioni, kësaj vere. Jam i bindur se do të kualifikohen...