Të gjithë të dashuruar pas Muçit, postojnë foto edhe nga spitali
Qyteti, trajnerët, tifozët, presidenti të gjithë janë të dashuruar pas Ernest Muçit. Këtë e tregojnë edhe postimet e shumta që tifozët bëjnë në rrjet, madje ata postojnë edhe nga spitali. Së fundi i kanë shkrepur një foto nga spitali, me vajzën e tij që e dërgoi për t’u vaksinuar. Stafi mjekësor po ashtu përfitoi për një foto me Muçin. Sfida e radhës për Trabzonsporin është nesër prej orës 18:00 ndaj Fatih Karagumruk. Kujtojmë që ylli kuqezi shpërtheu në fundin e nëntorit, ndërsa ka ruajtur formën duke regjistruar 13 gola dhe 6 asistime deri tani.
Burimi:
vizionplus.tv