“Të gjithë mund të marrin 2 fitore”, Kean është kundër Carrick-ut: Nuk do ta mbaja trajner edhe nëse do t’i fitonte të gjitha ndeshjet

“Të gjithë mund të marrin 2 fitore”, Kean është kundër Carrick-ut: Nuk do ta mbaja trajner edhe nëse do t’i fitonte të gjitha ndeshjet

Michael Carrick e ka kryer në mënyrën më të mirë të mundshme detyrën e tij te Manchester United-i. Dy ndeshje në stolin e “djajve të kuq”, të dyja të fituara. Madje fitore të peshe mjaft të madhe, duke qenë se janë arritur kundër Arsenalit të Artetës dhe Manchester City-t të Guardiolës. Ish-mesfushori anglez ka ndezur sërish shpresat te tifozët e United-it, por nuk ka bindur Roy Kean-in. Ky i fundit ka deklaruar për “Sky Sport” se nuk do ta mbante Carrick-un trajner edhe nëse do t’i fitonte të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit. “United-i e ka rikthyer vetëbesimin. Ata kanë marrë dy fitore të mëdha, por kushdo mund të fitojë dy ndeshje. Edhe nëse United-i do të fitonte çdo ndeshje deri në fund...