“Te Chelsea po i besojmë shumë Rosenior, fundi i sezonit do të jetë sfidues për të gjithë”
16 Shkurt 2026 11:01 Telesport Te Chelsea ka më shumë optimizëm pas ardhjes së trajnerit të ri Liam Rosenior. Ai që beson tek tekniku i ri është sulmuesi Liam Delap. Ai ka folur për mediat në lidhje me trajnerin Rosenior: “E kam njohur trajnerin e ri më parë. Mesazhet që marrim nga ai është pozitiv. Të gjithë po i besojmë dhe mund ta shihni këtë në rezultatet që po marrim”. “Personalisht duhet të qëndroj në formë dhe të ruaj ritmin. Fundi i sezonit do të jetë vërtet sfidues, kështu që na duhet që të gjithë të angazhohen”, shtoi më tej Delap, i ardhur këtë sezon te Chelsea. Edhe pse nuk ka qenë shpesh titullar, ai ka besim: “Është gjithmonë ndryshe, ka kaq shumë arsye të...
Burimi:
telesport.al