Te Chelsea janë të pakënaqur me kampionin e botës, edhe shokët e skuadrës i bëjnë dalje zv.kapitenit
3 Prill 2026 9:15 Telesport Lojtarët e Chelsea nuk janë impresionuar nga lidershipi i Enzo Fernandez gjatë një serie prej katër humbjesh radhazi, sipas të përditshmes britanike “The Telegraph”. Mesfushori, i cili është zv/kapiten dhe ka qenë kapiten në mungesë të Reece James, thuhet se ka qenë i zëshëm në dhomën e zhveshjes pas humbjeve të fundit ndaj Paris Saint-Germain, Newcastle dhe Everton. Pretendohet se ai gjithashtu i ka qortuar shokët e tij të ekipit në fushë, gjë që ka bezdisur disa nga kolegët e tij në një kohë kur klubi duhet të bashkohet. Së fundi, mesfushori argjentinas hodhi dyshime për të ardhmen e tij menjëherë pas humbjes në Champions League ndaj PSG. Ai ka pesë vjet të mbetura në kontratën që nënshkroi kur u...
Burimi:
telesport.al