Te Bayern nuk bind, por te kombëtarja është “bishë”. Senegali e nis me këmbë të mbarë, shkëlqen Jackson (video)

Te Bayern nuk bind, por te kombëtarja është “bishë”. Senegali e nis me këmbë të mbarë, shkëlqen Jackson (video)

23 Dhjetor 2025 18:01 Telesport Senegali e ka nisur me këmbë të mbarë Kupën e Kombeve të Afrikës, duke fituar 3-0 ndaj Botswana, në ndeshjen e parë në grupin D. Protagonisti kryesor i takimit ishte Nicolas Jackson, me dy gola të shënuar. Ndryshe nga ecuria te Bayern, Jackson te Senegali është një lider i vërtetë. Sulmuesi 24-vjeçar zhbllokoi shifrat në minutën e 39-të, pas një kombinimi fanastik me Mane dhe Jacobs. Goli i dytë i Jackson erdhi në minutën e 57-të, pas një asisti fantastik të marrë nga Ismaila Sarr. Goli i tretë u shënua nga Cherif Ndiaye në fund të kohës së rregullt, i futur në vend të Jackson. Senegali, apo siç njihet në Afrikë, “Luanët e Terangës”, fiton 3-0 dhe kryeson grupin me...