Te Bayern Munich marrin vendimin: Ai është i pashitshëm, do të qëndrojë gjatë me ne

Te Bayern Munich marrin vendimin: Ai është i pashitshëm, do të qëndrojë gjatë me ne

26 Mars 2026 8:49 Telesport Performancat e Michael Olise e kanë bindur Bayern Munich të sigurojë një nga lojtarët e tyre më në formë. Anësori sulmues po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, me shifra që e kanë bërë atë një lojtar kyç në Bundesligë dhe më gjerë: 16 gola dhe 23 asiste në 38 paraqitje që nga fillimi i sezonit. Klubi bavarez nuk ka ndërmend ta lërë të shkojë, siç e ka konfirmuar hapur menaxhmenti i tyre. Kryetari i Bordit të Drejtorëve Jan-Christian Dreesen e bëri të qartë qëndrimin e klubit: “Nuk ka rëndësi se cili klub mund të jetë i interesuar për të. Kushdo që luan për Bayern e di saktësisht se çfarë ka në duar dhe çfarë përfaqëson ky klub.” Edhe drejtori sportiv...