Te Barcelona nuk e duan më, qendërmbrojtësi drejt transferimit tek Inter. Katalanasit duan 30 milionë euro
11 Mars 2026 19:39 Telesport Ronald Araujo pritet të jetë një nga largimet e mëdha te Barcelona në fund të këtij sezoni. Qendërmbrojtësi uruguaian ka kaluar një periudhë shumë të vështirë vitin e fundit, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe atë mendor. Ndaj në këtë situatë, gjëja më e mirë e përbashkët si për lojtarin ashtu edhe për klubin është që të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni. Destinacioni i ri i Araujo mund të jetë në Serie A, uruguaiani pëlqehet shumë nga Cristian Chivu, i cili e sheh si një përforcim ideal për qendrën e mbrojtjes tek zikaltrit. Duke qenë se Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij do të largohen këtë verë, Araujo shihet si lojtari i duhur për të zëvendësuar dy...
Burimi:
telesport.al