Te Barcelona kanë të drejtë të “mburren” me rekordin e ri të Lamine Yamal

Te Barcelona kanë të drejtë të “mburren” me rekordin e ri të Lamine Yamal

12 Prill 2026 16:09 Telesport Barcelona fitoi dje 4-1 ndaj Espanyol, në derbin katalanas të luajtur në “Camp Nou”, ku protagonisti kryesor ishte Lamine Yamal, me dy asiste dhe një gol. Ndeshja e djeshme kishte një rëndësi shumë të veçantë për Lamine Yamal, pasi ishte e 100-ta për të në La Liga, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në historinë e La Ligës që arrin shifrën e 100 ndeshjeve në moshën 18-vjeçare. Yamal ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 12 asiste këtë sezon në La Liga me Barcelonën, duke dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në vendin e parë që mbahet aktualisht nga katalanasit, me 9 pikë më shumë se Real Madrid i vendit të dytë.