“Të 23 lojtarët kanë praktikuar penalltitë në stërvitje”, Zabaleta shpjegon zgjedhjet e Silvinjos: Kjo është 11-shja më e mirë
Pablo Zabaleta ka folur për emisionin “Paso” në “Top Albania Radio” në prag të nisjes së sfidës me Shqipërisë dhe Polonisë. Zëvendës trajneri i Kombëtares shqiptare ka shpjeguar zgjedhjet e Silvinjos, si dhe ka treguar se ekipi është përgatitur edhe për 11 metërshat. Zabaleta ka thënë se të 23 lojtarët e grumbulluar kanë praktikuar penalltitë në seancat stërvitore. “Ndonjëherë duhet të marrësh vendime teknike. Muçi humbi disa ndeshje nga dëmtimet. Mehmeti u kthye në Kombëtare pas shumë kohësh. Kështu që i kemi besuar lojtarëve që bënë një ndeshje shumë të mirë kundër Anglisë në shtëpi. Kjo mendoj se është 11-shja më e mirë. Nuk do të ndryshojmë. Mënyra se si do t’i qasemi ndeshjes do të jetë e njëjtë. Të jemi të kujdesshëm në mbrojtje....
Burimi:
sportekspres.com