Taulant Seferi vijon të tundë rrjetat në Turqi, Gjimshiti thyen rekordin e radhës me Atalantën

Taulant Seferi vijon të tundë rrjetat në Turqi, Gjimshiti thyen rekordin e radhës me Atalantën

Adriatik BALLA Lojtarët e përfaqësueses që luajnë në Itali dhe në Turqi përbëjnë kontigjentet më të mëdha të kuqezinjve tanë që luajnë jashtë. Natyrisht, për trajnerin Silvinjo më të vlefshëm janë ata që luajnë në Serie A, për shkak se aktivizohen në një kampionat më të fortë dhe kanë premisa më të mëdha për të qenë titullarë në radhët e Kombëtares. Por në kampionatin turk janë shtuar së fundmi disa titullarë të Kombëtares si Manaj, Muçi dhe Asllani, pa lënë mënjanë të tjerët. Seferi vijon të tundë rrjetat në ligën e dytë turke Sulmuesi kuqezi, Taulant Seferi, vazhdon të lërë shenjën e tij në kategorinë e dytë turke me fanellën e Bodrumspor, ku është kthyer në golashënuesin kryesor të ekipit që lufton për ngjitjen në...