Tare në aksion, Milan planifikon goditjen e dyfishtë te Bayern

Tare në aksion, Milan planifikon goditjen e dyfishtë te Bayern

13 Janar 2026 17:30 Telesport Pavarësisht se është në garë të fortë për titullin kampion në Serie A, te Milan janë të vetëdijshëm se kanë nevojë për disa përforcime, për të qenë kompetitiv në të gjitha garat në sezonin e ri. Mediet italiane zbulojnë se drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, po planifikon një goditje të dyfishtë te Bayern Munich. Bëhet fjalë për Leon Goretzka, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund të mbërrijë në Milano si lojtar i lirë. Duke qenë se Ruben Loftus-Cheek është drejt largimit nga Milan, Goretezka shihet si profili i duhur me përvojën që ka për të forcuar mesfushën e kuqezinjve. Objektivi tjetër është Kim Min Jae, mbrojtësi koreano-jugor i cili ka një kontratë me bavarezët...