Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka sqaruar publikisht arsyet pse klubi kuqezi vendosi të mos vazhdojë me transferimin e sulmuesit Mateta, pak para ndeshjes së kampionatit ndaj Bolonjës. Në një prononcim për DAZN, Tare bëri të ditur se operacioni ishte menduar më shumë si investim për të ardhmen dhe jo si zgjidhje e menjëhershme për skuadrën. Sipas tij, gjatë fazës së negociatave kishte hapësirë reale për ta çuar marrëveshjen deri në fund dhe Milani kishte tentuar ta konkretizonte transferimin. “”Marrëveshja e Matetës kishte të bënte me të ardhmen, jo me të tashmen. Ndërsa negocionim, pamë se kishte një shans për ta çuar përpara dhe u përpoqëm ta bënim këtë”, theksoi Tare. Megjithatë, vendimi përfundimtar ndryshoi pas kontrolleve mjekësore, ku u evidentua një problem fizik...